Wednesday , October 21 2020

Gazmend Bardhi në Elbasan: Kundërshtari të ndjekë modelin tonë, të ndajë kandidatët nga ĸrimi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi e ka cilësuar pjesëmarrjen në votime të jashtëzakonshëm në qytetin e Elbasanit, ndërsa i bëri thirrje kundërshtari që dhe ata të ndjekin këtë model të saj duke votuar për përzgjedhjen e kandidatëve si dhe të ndahet nga ĸrimi i organizuar. Bardhi duket se nuk e ka ndjekur zhvillimet e fundit , pasi paraditen e sotme kryeministri Rama prezantoi platformën online ku anëtarësia do të jap vlerësimet tyre për kandidat, një vlerësim me integritet dhe pa manipulime ashtu sikur tha Rama. 

Madje kryeministri ka ironizuar grumbullimin e njerëzve për të votuar dikë që nuk e pëlqen një mënyrë që nuk është parë kurrë më herët, ku në shumicën e qarqeve konfirmohen të gjithë dhe se nuk kuptohet për çfarë vlen ky votim, duke e cilësuar si farsë qesharake.

“Sot kemi nisur në degën Elbasanit procesin e konfirmimit të kandidatëve nga anëtarët e partisë, procesi ka nisur në orën 10:00 dhe ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të anëtarëve të partisë dhe eksperienca në qarqet e tjera ka treguar një interes të jashtëzakonshëm të qytetarëve dhe anëtarëve për tu përfshirë në këtë proces. PD është aktualisht e vetmja parti që po përzgjedh kandidatë në konsultim më anëtarët e partisë duke treguar një model dhe një shembull të jashtëzakonshëm në vendin tonë. Uroj që dhe partitë kundërshtare të ndjekin modelin tonë, pasi një  përfaqësues i zgjedhur nga qytetarët është përfaqësues që punon në interes të tyre.

Apeli im për kundërshtarin tone politik është të heq dorë nga përzgjedhja e kandidatëve me ĸrimin e organizuar. Gjithmonë ka vend për përmirësim, për më shumë emra se sa janë përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, lista është e denjë që përfaqëson qytetarinë e  Elbasanit dhe jam i bindur se edhe pas konfirmimit apo kontestimit  që do bëjnë sot anëtarët  e partisë sot, lista finale që do i paraqitet qarkut të Elbasanit do të jetë një listë e denjë dhe ekipi më i mirë i fitores së PD-së”, tha Bardhi.