Saturday , October 24 2020

Pyetja që vuri në vëhtirësi Gridën. Berishën, Bashën apo Kryemadhin? Kë do të shpëtonte nga mbytja Grida Duma

Grida Duma nuk ia bëri aspak të lehtë punën në emision Gilbertit. E ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në spektaklin e humorit Klanifornia në Televizionin Klan, ish-deputetes demokratike iu kërkua që të zgjidhte mes Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, se cilin prej tyre do të shpëtonte nga mbytja. U desh insistimi i gjatë i drejtuesit të emisionit që Duma të jepte një përgjigje…

Gilbert Fevziu: Do t’ju bëj një kuic me pyetje po jo vetëm. Je në një varkë dhe tek ajo varka ka 3 vende, jeni ju, ka dhe dy vende bosh dhe janë 3 njerëz në det që po mbyten: Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha. Kë do të shpëtonit nga këta të dy dhe kë do të lini në ujë?

Grida Duma: Nuk e bëj dot me po apo jo, je i vështirë shumë, je gazetar i nivelit të lartë. E di çfarë më kujtove? Çfarë bëri Turi se na iku truri… Gilbert Fevziu: Jeni në një varkë, jeni ju në varkë duke i dhënë lopatave. Grida Duma: Tani, është dimër, është verë, e kemi bregun afër, e kemi larg?

Gilbert Fevziu: E kemi bregun tmerrësisht larg dhe është shumë ftohtë, në det ndodhen Berisha, Kryemadhi dhe Basha, kë do shpëtonit nga këta të dy, sepse vetëm dy vende keni? Grida Duma: Tani duhet të imagjinojmë çfarë është bregu, çfarë përfaqëson bregu për ne. Gilbert Fevziu: Janë duke u mbytur njerëzit o Zonja Grida, të lutem tani.

Grida Duma: Asnjëri nga këta nuk është duke u mbytur, nuk e imagjinoj dot fare. Gilbert Fevziu: Po mirë më, nëse do ishin.. E kuptoj, po të lutem përgjigju, çfarë je kështu? Ndryshon muhabetin. Grida Duma: Është mjeshtëri, e kupton.

Gilbert Fevziu: Po të lutem a ka mundësi të më japësh përgjigje? Grida Duma: Ka, ka… Gilbert Fevziu: Je në varkë, ke vetëm 2 vende për të shpëtuar. Grida Duma: Qetësohu…

Gilbert Fevziu: Jo, jam tmerrësisht i qetë… unë të pyes për një gjë, ti më thua varet çfarë përfaqëson bregu, bregu përfaqëson Jovan Bregun për shembull. Grida Duma: E kuptoj, do ulesh që të qetësohesh pak. Nëse bregu është 25 Prilli, Lulzim Bashën do ta çojmë atje, kaq dihet.

Gilbert Fevziu: Domethënë do shpëtosh Lulzim Bashën. Duhet të shpëtosh edhe një tjetër. Grida Duma: Pastaj nuk i dihet se nga anohet barka, do t’i mas unë ato. Gilbert Fevziu: Po kë do shpëtosh tjetër? Grida Duma: Po ç’ke ti, është puna ime kjo. Gilbert Fevziu: Po ti përfaqëson gratë më, duhet të thoje Monika Kryemadhin.

Grida Duma: Pse Monika të duket se ka nevojë për kuota gjinore? Apo për mbështetje grash. Vetëm Monika nuk ka nevojë për mbështetje grash. Gilbert Fevziu: Po ti harrove tjetrën, duhet ta dije përmendësh. Po ka nevojë Sali Berisha ta shpëtojë njeri nga deti? Ka rekordin ndërkombëtar, ka ndenjur 8 ditë duke notuar me çorape. Grida Duma: Ti mendon që e harrova unë këtë? Doktori i thyen rekordet vetëm kur do doktori./TVKLAN/