Monday , October 26 2020

Covid – 19, një javë me lajme të mira për qytetin e Elbasanit.

Covid-19 vazhdon të jetë një problem shëndetësor në të gjithë botë. Megjithse rastet e humbjes së jetëve kanë rënë Organizata Botërore e shëndetësisë akoma nuk e ka shfuqizuar situatën e pandemisë. Gjithashtu pas një periudhe të gjatë me raste positive me Koronavirus, Elbasani gjatë javës së fundit ka patur një raport pozitiv, raporton elbasaniplus. Numri i të infektuarve ditorë ka rënë shumë dhe ndërkohë numri i të shëruarve është rritur shumë.

Gjatë javës së fundit mbi 100 persona nga Elbasani janë shëruar nga covid -19, ndërkohë numri i të infektuarve ka qënë fare i vogël. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot në një komunikim ndryshe, pa konferenca për shtyp, por me tabelë, e që do të jetë kështu në ditët në vijim, lajmin e mirë se numri i të shëruarve është më i lartë se i të rasteve të reja. Megjithatë pavarësisht kësaj, situata në dy spitalet COVID, nuk paraqitet optimiste.

“Sot janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”.