Tuesday , October 27 2020

Dyshohet për shumë ᴠjedhje në Elbasan, ndalohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 27-vjeçar, autor i dyshuar i disa ᴠjedhjeve është ndaluar nga policia në Elbasan. E. S., banues në Elbasan, Gjykata e Shkallës Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në bùrg”, për veprën penale “ᴠjedhja”. Dyshohet që i riu të jetë  autori i 6 ᴠjedhjeve në banesa dhe lokale në qytetin e Elbasanit, gjatë periudhës korrik-shtator 2020.

Po ashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se i riu është autor edhe i ᴠjedhjes së një biçiklete në pronësi të P. B., më datë 04.10.2020. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. s.b/abcneës