Tuesday , October 27 2020

Pipero flet te Rudina Magjistari dhe i shokon të gjithë me deklaratën e tij për Donald Trump

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka komentuar në emisionin ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’ infektimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, gjestin kur ai hoqi maskën sapo arriti tek ‘Shtëpia e Bardhë’ dhe a ishte normale dalja e tij kaq herët nga spitali. Historia po provon që ky virus nuk përjashton asnjë, fakti i infektimit të Trump e vërteton më së miri këtë gjë.

Mjekimin e Donald Trump nga një personel mjekësor shumë i përzgjedhur dhe faktin që ai rifilloi kaq shpejt punë, e konsideroj sukses në mjekësi. Përsa i përket maskës e vlerësoj si akt të momentit që presidentit do të tregojë se ai është i shëruar plotësisht dhe e mundi koronavirusin, dëshmon që ne nuk duhet të kemi fŗikë, por kujdes. Gjestin e vlerësoj pozitiv.”, shprehet ndër të tjera Pëllumb Pipero.

Rudina Magjistari: A ishte e sugjerueshme që ai të dilte kaq shpejt nga spitali? Ne jemi mësuar të shohim jo vetëm deklarata, por edhe veprime në politikë përsa i përket aplikimit të medikamenteve dhe mjekimeve. Nuk dimë shumë gjëra para se Trump të shfaqte shenja. Mjeku ka treguar se e hëna do jetë vendimtare për gjendjen e Trump dhe mendoj që mund të ketë qenë i infektuar që 8 ditë më parë.

Trump duhet të ketë qenë i sëmurë ditë më parë, para se të merrej vesh nëpër media. Tani ai duhet të punojë me maskë, të kufizojë takimin me stafin. Trajtimi i tij rezultoi efikas dhe me sukses. Rudina Magjistari: Mendon se do infektohet Trump për herë të dytë? Jo, sepse shanset janë 1 në 1 milion banorë siç kemi dëgjuar deri më tani.