Saturday , October 24 2020

Ylli Merja: Ja se si të pastroni mushkëritë në kushte shtëpie tani në këto kohë virozash.

Ylli Merja mjeku popullor ka dhene një mënyrë unike për të pastruar mushkëritë në këto kohë të vjeshte.Pasi jemi ne periudhen e viruseve gripale. Doktori thote se duhen avuj të çajit dhe një frymë marrje të thellë me qëllim që të depërtohet deri në bronke. Mund ta përgatisni çajin me limon e pak karafil.

Pasi të ziejë çaji, afrohemi deri në 35 cm, thithim avujt derisa të provokojmë kollë. Sipas doktor Merjas, kollitja në këtë rast nuk përbën shqetësim. Ai vërejti se tështitja e shpeshtë është shqetësuese, pasi është shenjë e një pranie të shumtë virusesh në rrugët e frymëmarrjes. Merja përsëriti kërkesën për të përdorur propolis, rigon dhe antiseptikë të ndryshëm.