Wednesday , October 21 2020

Askush nuk është në dijeni të ŗrezikut të madh që po i kanoset.

Të gjithë preferojmë që në ditët e nxehta të pimë kanaçe të ndryshme me pije, sidomos kur ato janë të ftohta. Mirëpo, askush nuk e di ŗrezikun që i kanoset nëse harroni të pastroni kapakun. Mund të jeni duke pirë insekte ose mbeturina pa e kuptuar as vetë apo edhe detaje të tjera që mund t’i zbuloni më poshtë.

-Mallrat e konservuara mund të kenë qenë në kontakt me pluhurin dhe papastërtitë e mjedisit. Nuk rekomandohet të përdorni asgjë nga kanaçe me pluhur sepse këto pluhura mund të jenë plot me mikroorganizma përgjegjëse për shumë sëmundje. Për shembull, këto baktere mund të shkaktojnë diarre, dhimbje barku, madje edhe të vjella tek njerëzit.

-Insektet mund të përdorin kanaçet për të hedhur vezët ose jashtëqitjet e tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, këto insekte janë bartësit më të zakonshëm të sëmundjeve të tilla si dizenteria, gastroenteriti, diarreja, ethet e tifos, gangrena dhe lebra. Mënyra më e mirë për të shmangur këto sëmundje është të lani kutitë me ujë dhe sapun para se t’i hapni.

-Mbetjet e kafshëve ose insekteve mund të bien mbi ushqimin tuaj. Kapakët e kutive mund të përmbajnë gjurmë të insekteve të vogla si mizat, merimangat ose buburrecat. Nëse nuk e pastroni kapakun, ata mund të bien në ushqimin tuaj pa e vërejtur ju.

-Përveç kësaj, disa insekte të tilla si mizat janë bartëse të më shumë se 60 sëmundjeve, duke përfshirë ethet e tifos, kolera dhe poliomieliti.