Tuesday , October 27 2020

Infektohet me koronavirus, kirurgu i njohur në Elbasan

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherësh mjek kirurg në spitalin e Elbasanit, Bujar Kllogjri është infektuar me koronavirus. Nga ana tjetër, ende nuk dihet si është gjendja shëndetësore e Kllogjrit, si dhe nuk dihet se nga e ka marrë infeksionin e koronavirusit. Kllogjri është një mjek i njohur në qytetin e Elbasanit.

Ai ka qenë deputet i qarkut të Elbasanit, propozuar nga LSI. Deri më tani në vendin tonë 403 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 14.568. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 150 persona duke e çuar në 9,115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.