Monday , October 19 2020

Xhemi Shehu i publikon foton në kushte shtëpie të Orinda Hutës. Nuk do ta njihni kur ta shihni pa grim.

Dy moderatorët shqiptare, Xhemi Shehu dhe Orinda Huta prej vitesh ruajnë një miqësi të ngushtë mes tyre. Ato kalojnë kohë së bashku edhe jashtë televizionit dhe shpeshherë ndajnë momente teksa qëndrojnë në shtëpitë e njëra-tjetrës. Madje, postimet e tyre në Instagram janë pa filtra fare dhe tregojnë jetën e përditshme të personazheve VIP jashtë ekranit.

Orindën jemi mësuar ta shohim tepër delikate e të kuruar në ekran, por ajo është një vajzë për shtëpi që bën gjithashtu punët “e rënda”. Në një foto të publikuar nga Xhemi, moderatorja shfaqet pa pikë grimi, me flokët topuz teksa rregullon këmbën e karriges. Në fakt, shkrimi që Xhemi i ka vënë fotos është tepër i gjetur! “Jo vetëm modë” – shkruan ajo, pasi Orinda “e vërtetoi” se bën më shumë se kaq!