Tuesday , October 27 2020

“E kalova rëndë… jam ende në spital”, Silva Bino flet për infektimin me Covid-19: dhe ka një mesazh për të gjithë

Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u infektua me Covid-19. Mirëpo në një komunikim online me gazetarët, Bino foli për gjendjen e saj shëndetësore. Gjithashtu Bino bën apel që qytetarët të vaksinohen pasi vaksina ndaj gripit është e nevojshme pasi në këtë mënyrë mund të parandalohet prekja në gripi dhe nga koronavirusi.

“COVID-19 nuk është grip dhe gripi është një sëmundje serioze, por covid-i është edhe më serioze, pasi ka disa forma të rënda të vetat. Unë kalova formë të rëndë të COVID-19, por erdha në kohën e duhur në spital. Qe të parandalojmë të prekemi nga gripi dhe nga COVID-19 është i nevojshëm vaksinimi ndaj gripit. Unë jam ende në spital dhe po rikuperohem. Jam në gjendje më të mirë. Jua rekomandoj të gjithëve të vaksinohen”, është shprehur Bino.