Monday , October 19 2020

Lejet e qëndrimit, Italia jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët ja cfarë do të ndodhë?

Nje lajm i mire vjen nga shteti fqinje Italia ne lidhje me lejet e qendrimit per emigrantet. Ne shqiptareve na kenaq kjo pasi shume shqiptare jane atje duke pritur qe te perfitojne leje qendrimi pasi punojne atje. Autoritetet italiane kane miratuar nje draft te ri ligjor ku sipas te cilit lejohet konvertimi i lejes se qendrimit per motive te tjera ne leje qendrimi per motive pune.

Keshtu ketu perfshihen lejet e qendrimit te leshuara per motive fatkeqesie natyrore, per mbrojtje speciale, aktivitet sportiv, artistik, motive fetare dhe asistence per minorenet.

Gjithashtu ky draft lejon edhe te drejten e dhenies se lejes edhe për motive të mbrojtjes sociale ndaj emigrantëve riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtim jo human e degradues të jetës së tyre private e familjare.

Mbi kete normative te re ligjore edhe ministrja e bujqësisë Teresa Bellanova është shprehur e kënaqur duke thene se:

“Më në fund i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draft-ligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur kushte të civilizimit juridik dhe të drejtësisë sociale.

Mbyllëm një faqe të errët të historisë italiane që për një normativë të gabuar kishte hedhur hije ndaj mijëra grave e burrave duke i transformuar në klandestinë”, tha ajo.