Saturday , October 24 2020

U akuzuα për plagjiaturë, Evis Kushi sqarohet njëher e mirë: Nuk ka politikan që të mos…

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim me kreun e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, ku nuk ka mundur tu shpëtoj pyetjeve të gazetarëve lidhur me αkuzën që i është bërë për një punim plagjiature që është gjetur në punën studimore të ministres. “Nuk ka mbetur politikan i nivelit të lartë pa u αkuzuαr për plagjiaturë. Këtë e kemi dëgjuar të gjithë. Akuzα ndaj meje, është bërë për një nga artikujt, punime shkencore që më duhet të them se kur e kam dërguar për botim, ka kaluar në të gjitha bordet e revistës dhe është shqyrtuar prej tyre, e më pas është botuar. Kjo është ajo që mund të them për këtë çështje” është shprehur Kushi.

Dy ditë pas emërimit në krye të Ministrisë së Arsimit, Evis Kushi u αkuzuα nga studiuesi Vladimir Kola se ka publikuar një artikull shkencor që në 70 % të punimit është plagjiaturë. Në ato kohë Kola, përmes rrjetit social Facebook, shprehej se  nga kontrolli i tij në internet rezulton se 70% e artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.