Monday , October 19 2020

Rinia merr stafetën; Adi Qose merr detyrën e rëndësishme në Bashkinë Elbasan

Një prej të rinjve më brilantë të Partisë Socialiste, Adi Qose, emërohet nënkryetar i Bashkisë Elbasan. Kryetari i Bashkisë i dalë nga zgjedhjet e vitit 2019 Gledian Llatja, i ka besuar 28 vjeçarit, një nga postet më të rëndësishme. Adi Qose ka spikatur mjaft në aftësitë e tij menaxhuese dhe në detyrat që ka mbajtur më herët.

Po kush është Adi Qose?

Ka lindur në Elbasan në 10 Qershor të vitit 1992. Shkollën e mesme e ka ndjekur në gjimnazin Dhaskal Todri, ku daton dhe përfshirja e tij në Rininë Socialiste të FRESSH. Më tej Qose ka ndjekur Universitetin e Elbasanit në Bachelor për Administrim Biznes. Studimet i Masterit i ka vijuar në Universitetin e Tiranës sërish në fushën e Manaxhimit.

Në vitin 2015, Adi Qose kthehet në Elbasan dhe kryen eksperiencen e parë të punës si ekonomist pranë Ndërmarrjes së Trajtimit Studenti. Pas dy vitesh, z. Qose merr një detyrë të rëndësishme në Minsitrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Tiranë. Në Gusht të vitit 2019 kthehet në Elbasan të kontribojë për qytetin e tij si shef kabineti i kryetarit të ri të Bashkisë Elbasan Gledian Llatja.

 Adi Qose ka një karrierë të pasur politike kurorëzuar me postin e sekretarit të përgjithshëm FRESSH Shqipëri. Tashmë e pret sfida e re e nënkryetarit të Bashkisë Elbasan./bch