Saturday , October 24 2020

Salah i jashtëzakonshëm edhe jashtë fushe, ndalet dhe u dhuron para të pastrehëve (Foto)

Ylli i Liverpool Muhamed Salah u përball me disa të pastrehë në stacionin e një karburanti – para se t’u  japë nga 100 paundë. Kamerat e kanë kapur në CCTV pas fitores 3-1 të Liverpool ndaj Arsenal më 28 shtator, teksa ai afrohet dhe u jep të pastrehëve rreth 100 paundë.

Ish-punëtori 50-vjeçar i tha  The Sun: “Salah ishte aq i mrekullueshëm si njeri, sa është edhe si lojtar për Liverpool në fushë”. Ai dëgjoi thirrjet e një grupi djemsh, doli nga mika, u afrua dhe u dhuroi paratë. “Salah më dha një shumë jashtëzakonisht të madhe, 100 paundë. Çfarë legjende” – tha i pastrehi.

Në qershor, tifozët e Liverpool vlerësuan më tej Mohamed Salah, pasi u publikua një foto e tij duke mbushur makinat e familjeve të varfra, në një stacion benzine. Ylli egjiptian u tha se kishte paguar për karburantin e të gjithëve, atyre që jetonin në ndërtesat sociale apo me qera.

Salah u pa i veshur me doreza si dhe mbante sprej dezinfektues ndërsa ndiqte masat e rrepta të koronavirusit për të siguruar sigurinë.