Tuesday , October 27 2020

Balla nga Elbasani: Meta të sqarojë nëse është ai apo Basha kryetar i opozitës, apo…

Drejtuesi politik i PS-së Taulant Balla iu përgjigj nga Elbasani interesimit të gazetarëve në lidhje me situatën politike në vend. Sipas tij presidenti nuk përfaqëson më unitetin e vendit, por interesat politike. Ai i kërkoi kreut të shtetit që të sqarojë nëse është ai apo Basha kryetar i opozitës që do të kenë përballë në zgjedhjet e ardhshme.

“LSI në Elbasan nuk ka më, ka qenë një strukturë e mbartur për arsye që lidhen me marrëdhënien e saj me pushtetin dhe kur LSI s’ka pushtet, LSI nuk eksizton. Ne për fat të keq kemi një President Republike që nuk përfaqëson më unitetin e vendit. Ai do të qëndrojnë në detyrë se bën mirë pjesën politike dhe jo kushtetuese.

Është ai kryetar i LSI apo Monika? Të sqarojë me Bashën, nëse është Basha kreu i opozitës apo Meta? dhe pastaj ne të dimë se kush nga këta do të udhëheqë opozitën në humbjen e radhës. Këtu në Elbasan dihet se çfarë e pret opozitën.

Ne nuk kemi kundërshatrë as Ilirin, as Saliun, as Monikën e Lulin, por detyrën për të përmirësuar shërbimin publik ndaj qytetarëve”- deklaroi Balla./a2cnn