Saturday , October 24 2020

Me shpejtësi skëterrë, makina kthehet përmbys në Elbasan.

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtune  në aksin Elbasan Metalurgji. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e automjetit tip Ford, duke përfunduar përmbys në anë të autostradës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka viķtima. Policia po heton, por dyshimet janë se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.