Saturday , October 24 2020

Infektohet me koronavirus Kryetari i Qarkut Elbasan, karantinohet një pjesë e stafit. Ja sa raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe Kryetari i qarkut Elbasan Bukurosh Stafa ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Mësohet se është karantinuar një pjesë e stafit të tij deri  në marrjen e tamponit ndërsa gjendja shëndetësore e tij paraqitet e mire Momentalisht Stafa është karantinuar në banesën e tij dhe po ndjek këshillat mjekësore.

Ndërkohë edhe ditën e sotme janë shënuar shifra të larta të infektuarish me Covid Elbasan.

Gjatë orëve të fundit, 21 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus, mes tyre edhe dy mësuese, duke e çuar në 236 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qark. Mes të infektuarve është edhe një punonjëse e Këshillit të Qarkut Elbasan.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani si pasojë e Covid kanë humbur jetën  416 persona.