Saturday , October 31 2020

Bashkëjetojnë prej 8 vitesh bashkë, Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin (Foto)

Rozana Radi bashkëjeton prej 8 vitesh me partnerin e saj, gjë të cilën e ka mbajtur të fshehtë deri më tani. Këngëtarja dhe moderatorja, ka preferuar që të jetë sa më e rezervuar për jetën e saj private. Pak kohë më parë, Rozana pranoi që ishte në një lidhje, por pa dhënë shumë detaje. E ftuar tek “E diela shqiptare”, Rozana vendosi të mos i shmangej pyetjeve të Arditit.

“Njeriu është interesaxhi në mënyrën e tij. Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpetimi dhe unë jam copë shpirtërisht, është ai që më nervozon më shumë por që dua më shumë,” është shprehur Rozana.

/Descript.al/