Wednesday , October 21 2020

Ndodh në Elbasan; Në mes të ditës, i pa shqetësuar nga njerëzit, i riu vjedh biçikletën në Bulevard për…

Në mes të ditës dhe të qendrës së qytetit, një i ri i pashqetësuar nga njerëzit e shumta ka vjedhur një biçikletë. Vjedhja është kryer në datën 1 tetor të këtij viti dhe kanë mjaftuar 28 sekonda. I riu, i cili në një video të shpërndarë në rrjete sociale është lehtësisht i identifikueshëm, sheh rreth e përqark, largohet disa metra, më pas kthehet sërish, e merr biçikletën dhe largohet sikur të ishte e tija.

Vjedhja e biçikletave është shndërruar në një problem shumë serioz për banorët e Elbasanit./shqiptarja.com