Monday , October 19 2020

Si rrallë herë bashkëshortja e Florjan Binaj shprehet publikisht dhe e uron me fjalët më të ndjera : “Sot dua të flas për …”

Dita e sotme është e veçantë për një nga aktorët më të mirë shqiptarë të viteve të fundit, Florjan Binajn, i cili feston datëlindjen. I njohur masivisht për rolin e “Policit” të Portokallisë, Flori ka bërë me dhjetra role, jo vetëm në skenën e spektaklit të humorit, por edhe në teatër, ndërkohë që kohët e fundit është i angazhuar edhe në stand-up. Po ashtu është një nga artistët që përfshihet më shpesh në debatet sociale të vendit tonë apo që jep gjithnjë kontributin e tij në nisma të rëndësishme për Shqipërinë.

Urimeve publike që Flori ka marrë sot, mes tyre edhe një nga kryeministri Edi Rama, i është shtuar urimi i gjysmës së tij më të mirë, bashkëshortes Sadina. Me anë të një postimi në Instagram, ajo i dedikon fjalë më të bukura bashkëshortit, në radhë të parë si një njeri i shkëlqyer, familjar shembullor, por edhe artist i kompletuar.

Sadina e nis urimin e saj duke thënë se nuk i pëlqen të shprehet në publik, megjithatë sot, në këtë ditë kaq të rëndësishme për Florin nuk mund të mos i thoshte disa fjalë. Ajo rreshton njëri pas tjerit cilësitë e jashtëzakonshme të bashkëshortit, si aktori i pa krahasueshëm, njeri me shpirt të bukur dhe punëtor, vëllai më i mirë, djali që çdo nënë do ta donte dhe babi i shkëlqyer, ndërkohë që e quan “dashuria e jetës së saj”. Mes të tjerave ajo tregon se kanë qenë shumë të vegjël kur kanë festuar për herë të parë datëlindjen e tij, ndërkohë që tani e presin këtë ditë bashkë me fëmijët dhe në të ardhmen urimit do t’i bashkohen edhe nipërit dhe mbesat.