Saturday , October 31 2020

Preken nga virusi i rëndë 9 mësues në Qarkun e Elbasanit. Pozitiv edhe kryebashkiaku i Librazhdit

Serish është rritur numri i të prekurve nga Covid-19 në Elbasan. Ditën e sotme rezultuan edhe dy mësues në Bashkinë e Belshit, të cilët aktualisht janë vetëkarantinuar. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve në Bashkinë e Elbasanit janë të prekur nga virusin e rëndë 9 mësues dhe 7 nxënës, të cilët janë vetëkarantinuar.

Deri me sot jane 25 mesues te prekur me Covid.

Gjithashtu, pozitivë pak ditë më parë rezultuan kryebashkiaku i Librazhdit, kryetari i Qarkut dhe kryetari i degës së PD për Elbasanin, që gjithashtu janë vetekarantinuar.