Saturday , October 24 2020

Elbasan, falsifikoi gjendjen civile që të nxjerrë gruan pa shtëpi!

Stop është ndalur në Elbasan për një problem familjar dhe pronësie të familjes Topurja. Regis Topurja 18 vjec denoncon tentativat e gjyshit dhe babait të tij, pas divorcit të prindërve, për t’i marrë atë, që i takon nga apartamenti i tyre. Familja Topurja ka jetuar në këtë apartament që në vitin 1994 dhe ai ishte përfituar nga Enti i Banesave nga puna me kontribut vullnetar nga Fabrika e Cimentos.Në atë kohë aplikoi gjyshi i Regisit, por shtëpia u takon të gjithë anëtarëve, që kanë qenë në trungun familjar në atë kohë.

Aplikimi i privatizimit është në emër të Hasan Topurja, por aty kanë jetuar Gazmendi, i biri dhe e shoqja e tij Irena Topurja. Në vitin 2019, pas divorcit të djalin, gjyshi ka falcifikuar certifikatat famijare të trungut familjar dhe kërkon të nxjerrë pa pjesë gruan me 3 fëmijë, duke ia lënë shtëpinë vetëm të birit në kundërshtim me ligjin. Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Gjendjes Civile Elbasan, ku pati një takim me drejtorin për falsifikimin e dokumenteve të familjes Topurja.

Përmes kameras së fshehtë, “Stop” zbulon gjendjen faktike të dosjes së privatizimit për familjen Topurja në Elbasan, Drejtoresha e Entit të Banesave pranon, se certifikata e trungut familjar të vitit 1992 e familjes Topurja ka qene me 8 anëtarë, ku është dhe Gazmendi dhe Irena. Por sot, po të aplikojnë në Gjendjen Civile për një certifikatë familjare, Gazmendi dhe Irena janë hequr.

Drejtoresha e Entit jep një zgjidhje përmes Këshillit Bashkiak, i cili mund të ndryshojë emrin e aplikantit nga Hasani tek i biri dhe nusja. Gruaja e divorcuar dhe fëmijët e saj kanë rreth 3 vjet, që kërkojnë zgjidhje në bashki, por asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Me interesimin e “Stop”, rasti do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe do ngrihen dy grupe për analizimin e rastit dhe dhënien e zgjidhjes.