Sunday , October 25 2020

Shtim ndjeshem i rasteve me COVID, arrihet rekord i ri. Ndërron jetë 75 vjeçari nga Elbasani

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë të prekur nga Covid -19,  një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar, një 77-vjeçare. Ndërkohë, numri i të prekurve është rritur ndjeshëm duke shënuar një rekord të ri.  

“Janë kryer 1398 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

83 raste në Tiranë,

29 në Fier

27 në Durrës,

20 në Shkodër,

14 në Korçë,

12 në Berat,

11 në Elbasan,

8 në Mirditë,

7 në Lushnje,

6 në Tropojë,

nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,

3 në Kukës, Kavajë

nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,

nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar,” shpjegohet në njoftimin e MSh.

Më tej Ministria ka bërë apel për mbajtjen e maskës dhe kujdesin e higjienës dhe distancës sociale.

Gjithashtu, përsërit për qytetarët që të kontaktojnë Urgjencën Kombëtare nëse dyshojnë se janë të prekur nga Covid-19, në numrin 127 dhe nëse kanë nevojë për informacion të komunikojnë në numrin 08004040.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2935

Durrës 620

Shkodër 439

Korçë 329

Fier 336

Lezhë 299

Elbasan 257

Vlorë 210

Berat 174

Kukës 167

Dibër 78

Gjirokastër 65