Saturday , October 31 2020

Dy polic me COVID në Elbasan; Njëri në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Janë shtuar rastet me Covid në Drejtorinë e Policisë në Elbasan, ku dy punonjës kanë rezultuar pozitiv. Nga informacionet, mësohet se të infektuarit janë një oficer dhe një efektiv i skuadrës “Shqiponja” të qytetit. Efektivi është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” pas gjendjes së rënduar shëndetësore që ai ka shfaqur, raporton abcnews.