Wednesday , October 21 2020

Kryetari i bashkisë Elbasan i bashkohet nismës së të rinjve të Këshillit Rinor per…

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja i është bashkuar nismës së të rinjve të Këshillit Rinor për mbajtjen e maskës edhe ne mjedise te hapura. Llatja ka vlerësuar reagimin shembullor dhe përgjegjshmërinë e treguar nga qytetarët e Elbasanit, të cilët po shmangin një izolim të dytë duke respektuar masat antiCovid.

“Iu bashkova nismës sensibilizuese mbaj maskë nga të rinjtë e Këshilli Rinor Elbasan. Mirënjohje për reagimin shembullor dhe përgjegjshmërinë e treguar nga qytetarët e Elbasanit, që me ndonjë përjashtim të vogël, vazhdojnë të respektojnë me vetëdije të lartë masat antiCovid si e vetmja mënyrë për të shmangur një karantinë të dytë”, tha Llatja.

Sipas kryetarit të Elbasanit, gjithësecili prej nesh mund të bëjë pjesën e tij në këtë betejë, prandaj ai apelon që qytetarët të vendosin maskën dhe të ndihmojnë bluzat e bardha ndaj COVID-19.