Monday , November 30 2020

Shqipëria, vendi i parë në Evropën juglindore që miraton rregulloren për sigurinë kibernetike në energji.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar Entin Rregullator të Energjisë për miratimin e rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Ambasada shkruan se Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropën Juglindore që miraton këtë rregullore të re, e cila është hartuar me mbështetjen e USAID dhe ekspertëve të energjisë nga shtetit i Connecticut. SHBA shprehet se ky është një model që duhet të ndjekin vendet e tjera të rajoni dhe botës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përgëzon Enti Rregullator i Energjisë për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Kjo rregullore e re, e hartuar me mbështetjen e USAID/Albania, Shoqatës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Komisionerëve Rregullatorë të Shërbimeve, ekspertëve të energjisë nga shtetit i Connecticut dhe Agjencisë për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë, është e para e këtij lloji në Evropën Juglindore dhe do të shërbejë si model për vendet e tjera në rajon dhe në botë.

Ndërsa sulmet kibernetike në rrjetet e energjisë elektrike në të gjithë rajonin kanë përparuar në frekuencën dhe sofistikimin e tyre, siguria kibernetike e energjisë është bërë jetike për pavarësinë e çdo kombi”, shkruan Ambasada Amerikanë në Facebook.