Wednesday , November 25 2020

“Ejani merrni fëmijët sepse…”. Mbyllet kopshti, zbulohet arsyeja

ISHSH ka mbyllur një kopsht në qytetin e Vlorës, për shkak se kanë rezultuar pozitive me Covid-19  4 punonjëse, 2 sanitare dhe 2 edukatore. Kopshti ne fjale ka një staf prej 15 personash që do të jenë në vëzhgim epidomilogjik, ndërkohë që në derën e institucionit është vendosur tabela e mbylljes.

Situata nuk paraqitet e mirë as në Elbasan, ku 2 mësues kanë rezultuar pozitiv me covid 19. Aktualisht numri i mësuesve të infektuar vetëm në Elbasan shkon në 20. Fatmirësisht mësuesit e infektuar janë të shpërndarë në shkolla të ndryshme të qytetit, dhe derimë tani nuk ka pasur bllokim të mësimit.

Asnjë nga shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm në Elbasan nuk është  mbyllur plotësisht. Vetëm në gjimnazin “Dhaskal Todri” është mbyllur një klasë, pasi sot janë tamponuar 8 nxënës dhe  pritet përgjigja. Ndërsa dy kopshtet publike të mbyllura para disa ditësh janë rihapur.

Po ashtu raste ka pasur dhe në kopshtin numër 3 në Fier, i cili është mbyllur. Kjo pasi një pjestare e stafit ka dalë pozitive me Covid 19. ISHSH në Fier i ka vënë drynin kopshtit në fjalë duke dërguar në shtëpi fëmijë, edukatore e gjithë personelin ndihmës, pasi një sanitare e tij ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

Stafi i kopshtit, me drekë, ka njoftuar këtë të martë prindërit që të shkojnë e të marrin fëmijët e tyre, pas daljes së përgjigjes së tamponit të njëres prej sanitareve të kopshtit, e cila ka rezultuar pozitive ndaj virusit.

Më herët gjatë ditës sot u njoftua dhe mbyllja e kopshtit “Persefoni Treni” në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës. Shkak për marrjen e këtij vendimi bëhet infektimi me virusit Covid-19 i punonjësve të këtij institucioni.

Kujtojmë se një javë më parë në këtë kopësht kanë rezultuar pozitiv 2 sanitare, ndërkohë që ditën e djeshme kanë reultuar pozitiv edhe 4 edukatore.

Pas infektimit të edukatoreve është vendosur të mbyllet institucioni dhe të izolohen të gjithë punonjësit deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve të tyre. /Faxweb.al