Friday , November 27 2020
DCIM150GOPROGOPR6352.JPG

Pas 5 javëve mësim, 20 mësues dhe 15 nxënës të infektuar në Elbasan. Mbyllet klasa në shkollën…

Pesë javë nga fillimi i shkollave të sistemit parauniversitar, edhe në qytetin e Elbasanit prania e virusit ka dhënë efektet e veta. Situata paraqitet shqetësuese. Janë 20 mësues dhe 15 nxënës të infektuar në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.Situata e tyre shëndetësore paraqitet stabël. Këto janë shifrat zyrtare të konfirmuara nga Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit për qarkun e Elbasanit, por nuk përjashtohet mundësia që në mënyrë të veçantë, nxënës asimptomatikë, që mund të jenë infektuar nga persona të tjerë, gjithashtu asimptomatikë, vazhdojnë rregullisht procesin mësimor në klasa.

Ndërkohë mësohet se është mbyllur një klasë tek “Dhaskal Todri”, për  shkak se lanë rezultuar pozitiv disa nxënës të klasës së 12-të.

Ndërkohë, edhe në qytetin e Elbasanit, shifrat e personave të infektuar kanë filluar të rriten ndjeshëm. Aktualisht, vetëm në qytetin e Elbasanit, janë mbi 290 persona aktivë të konfirmuar me Covid-19. Por, megjithëse, shifrat rriten, ndërgjegjësimi i qytetarëve lë për të dëshiruar.

Ndonëse në shumicë njerëzit shihen me maska, në mjekër, në gojë, dhe shumë pak që zënë dhe gojën dhe hundën. Ka ende nga ata që nuk e shikojnë të arsyeshme të vendosin fare maskën. Dhe për këta qytetarë duhet të mendojë policia dhe masat administrative.