Thursday , December 3 2020

Bashkia Elbasan ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Bashkia Elbasan njofton qytetarët e saj se se ditën e premte dt. 23.10.2020, në bulevardin “Aqif Pasha” do të organizohet një marshim sensibilizues për kancerin e gjirit. Muaji Tetor është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe ne kuadër të këtij muaji të rëndësishëm për shëndetin e grave, do të organizohet një marshim sensibilizues.

Me këtë rast njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve se do të bllokohet qarkullimi i mjeteve dhe parkimi përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, prej orës 10:30-12:00.

Njoftimi I Bashkisë:

Njoftohen të gjithë qytetarët se ditën e premte dt. 23.10.2020, në bulevardin “Aqif Pasha” do të organizohet një marshim sensibilizues për kancerin e gjirit.

Me këtë rast njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve se do të bllokohet qarkullimi i mjeteve dhe parkimi përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, prej orës 10:30-12:00.

Qytetarët janë lutur të mos përdorin mjetet në oraret e sipërpërmedura dhe të marrin pjesë në këtë marshim që organizohet në emër të jetës.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!