Thursday , December 3 2020

Vetëm dy ditë pas lindjes, dalin pamjet e veçanta nga shtëpia e Arbana Osmanit.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj janë bërë prindër dy ditë më parë. Moderatorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, i cili është një djalë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije regjisori me anë të një postimi në rrjete sociale në datën 19 tetor.

“Lindi Dielli”, kanë qenë fjalët e tij krahas fotos së veçantë me të porsalindurin në krahë. Pas ardhjes në jetë të Diell kanë qenë të shumtë personazhet publikë që kanë uruar çiftin për të voglin, ndërkohë që mikja e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehu i ka dërguar pjesëtarit më të ri të familjes një dhuratë mjaft të veçantë.

Ajo ka ndarë një foto të arushit që i dërgoi djalit të Eduartit dhe Arbanës, ndërkohë që dy vajzat para pak minutash kanë ndarë me ndjekësit një fotografi mjaft të veçantë. “Mirëserdhe Diell”, janë fjalët në dekorin e shtëpisë ku familja dhe persona të afërt po i urojnë mirëseardhjen të volgit.

Arbana dhe Xhemi mbajnë secila nga një arush të madh përpara vetes, ku njëri prej tyre është Luka, arushi që Xhemi i dhuroi Diellit. Edhe pse kanë kaluar vetëm dy ditë nga lindja e djalit, Arbana është shfaqur mjaft në formë dhe e buzëqeshur në pamjet e publikuara në ‘Instagram’. “Lumturi”, ka shkruar Shehu në përshkrimin e pamjes që ka ndarë në platformat online.