Wednesday , December 2 2020

A rrezikojmë të mbyllemi sërish? Brataj jep detajet, ja cilet po infektohen më shumë

Mjeku i njohur, Skënder Brataj ka dhënë disa detaje në lidhje me situatën nga pandemia. Brataj tha në studion e Opinion se mosha më e prekur aktualisht është mosha e mesme, duke qenë se tashmë të moshuarit po mbrohen duke mbajtur maskë edhe jashtë shtëpisë. Lidhur me një mbyllje të dytë, ai tha: “Në këtë moment nuk rrezikojmë mbylljen, me këto numra, por na rrezikohen kufizime të tjera”.

“Në verë virusi humbi shumë veti por në temperatura të ulëta ai mbijeton më kollaj. Virulenca me gripin bashkë kthehen në një problem më të madh. Format më të lehta janë temperatura, humbja e shijes. Këto shenja nuk ishin në muajt mars, prill, maj. Virusi ka pësuar mutacion. Njerëzit që po preken më shumë në spital janë mosha e mesme sepse mosha e tretë po mbrohet. I terrorizuam moshat e treta dhe e respektuan. Masat dhe mënyra e sjelljes janë të gjitha bashkë. Përhapja e infeksionit është njësoj por simptomat kanë ndryshuar”, tha Brataj.