Saturday , December 5 2020

Historia që do ju lërë pa fjalë: ‘Mund të kisha humbur jetën, sepse mjekët nuk më besonin!’

“Është e dokumentuar që, në krahasim me burrat, gratë vuajnë disa disavantazhe kur kërkojnë ndihmë mjekësore. Ne duhet t’i besojmë instikteve tona përpara se të na mohojnë.” Pas gjashtë vitesh përpjekje, dy abortesh spontane burtale, ne prisnim përsëri fëmijë. Binjakë. Ndoshta universi po përpiqej të na shlyente. Gjatë takimeve unë kisha përshkruar të vjella të shpeshta te mjeku ynë i fertilitetit, por një eko tregoi që shtatzënia ime ishte normale.

Të inkurajuar, Jeff dhe unë u larguam nga qyteti të nesërmen, por të vjellat u bënë më të shpeshta dhe një ideja se unë përsëri do të abortoja, më konsumoi.

Ndihesha si një anije që nuk funksiononte mirë. Nuk i ngjaja asnjë gruaje shtatzënë që kisha njohur. Barku s’më ishte fryrë. Nuk kisha neps. Nuk kisha “shkëlqimin e shtatzënisë”. Gjatë kësaj kohe nuk kërkova për emra, nuk planifikova për çerdhe. Nuk mund të duroja dhe një zhgënjim tjetër. Kisha pαnik kur flija, isha e shqetësuar dhe më dukej sikur po i lija foshnjet e mia të palindura të vdΙsnΙn nga uria.

Telefonova spitalin. Më thanë “më mirë do bëhet”. Nuk u bë. Atë natë volla përsëri. Jeff pastroi tualetin dhe mori çelësat e makinës. Shkuam në spital. I lutesha çdo mjeku, duke i thënë se “diçka nuk shkon”. Personeli më thoshte se “disa gra thjesht kanë shtatzëni të vështira”. Mjekut të fundit iu shpreha:

“Unë kam humbur 10 kg. A nuk duhet të isha duke shtuar peshë?”

Ai buzëqeshi dhe më tha:

“Të gjitha këto do ia vlejnë!”

Një përgjigje me gjysmë zemre për një pyetje që nuk e bëra kurrë. Askush nuk duket se mendonte se gjendja ime ishte e pazakontë. Ndoshta po e ekzagjeroja. Ndoshta më e keqja kishte ikur.

E binda veten se një ditë e re do më sillte një shëndet të ri. Nuk ndodhi kështu. Në ditët në vazhdim, isha po njësoj derisa një ditë e gjeta veten në errësirë dhe u zgjova në dysheme. Më kishte rënë të fikët gjatë mesditës. Kësaj radhe do tregohesha më e vendosur në spital. Kur u thashë se kisha përplasur kokën në dysheme, dukej sikur askujt s’po i bënte përshtypje. Shprehitë e mia alarmuese nuk përputheshin me shprehitë e tyre.

Ne shkuam në shtëpi në heshtjen e zhgënjimit.

Dy ditë më vonë, pata probleme në ecje. Përsëri në spital, mjekë të tjerë. Dikush më bëri një eko dhe tha se gjithçka ishte mirë. Unë isha thuajse pa ndjenja.

Më pas, një djalë me veshjen e bardhë u shfaq dhe më tha:

“Ju nuk jeni mirë, po thërras dikë që t’ju ndihmojë.”

E mbaj mend si një siluetë a një hije, por nuk e pashë ekzaktësisht në fytyrë. Dy ditë më vonë, u zgjova me një mjeke pranë që po rregullonte batanijet e mia. Ajo u kthye dhe buzëqeshi:

Ne do t’ju ndihmojmë Elizabeth!”

“Hyperemesis gravidarum”, ajo e përshkroi gjendjen të shoqëruar me të përziera të rënda, të vjella dhe humbje peshe dhe ndërlikime të mundshme të veshkave dhe elektroliteve.

E çoroditur përsërita: “Hyperemesis gravidarum”. Isha mirënjohëse për këtë emër. Ajo gjithashtu shpjegoi se më pak se 3% e grave shtatzëna e përjetojnë çrregullimin dhe se fatkeqësisht, nuk ka shërim, por ka mundësi për lehtësim.

Për 8 javë kam marrë vetëm lëngje. Ndihesha shumë e dobët për të ecur, për të qëndruar në këmbë apo për t’i dhënë makinës. Dhashë dorëheqjen nga puna si mësuese dhe e lija shtëpinë vetëm për vizitat te mjeku. Në tre-mujorin e dytë ndihesha më e sigurt sepse më e keqja kishte mbaruar.

Sidoqoftë, në ekon e radhës ndodhi ajo që kisha më shumë frikë. Mjeku konfirmoi se një nga foshnjet nuk jetonte më. Rruga për në shtëpi ishte e heshtur. Për të larguar depresionin më ndihmuan dy gjëra, vizitat e njerëzve të mi të dashur dhe pompa që më ndihmonte të shpëtoja djalin tim.

Fillova të haja, gradualisht. U largova nga spitali me një djalë, me një vëlla për Thomas.

‘Mund të kisha humbur jetën, sepse mjekët nuk më besonin. Sidoqoftë, gjinekologu im më tha se nëse do të mbetesha përsëri shtatzënë, ekzistonte mundësia që sëmundja të rikthehej.

Në fund të ditës, duhet të mbrojmë veten, duke u informuar mirë, duke kundërshtuar skepticizmin, duke bërë pyetje dhe duke kërkuar mendime të tjera. Ne duhet t’i besojmë instikteve tona përpara mohimit!