Thursday , December 3 2020

Mbyllet kopshti në Elbasan, i infektuar me Covid edhe drejtori i Bashkisë. Por ka edhe një lajm të mirë

Kopshti numër 8 në Elbasan është mbyllur pasi 8 persona, edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me Covid. Dy edukatore rezultuan të prekura disa ditë më parë dhe tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera. Bashkia e Elbasanit mori masa për mbylljen e kopshtit dhe dezinfektimin e ambienteve pasditen e djeshme.

Po ashtu 6 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në këtë qytet, ku mes personave të infektuar është dhe drejtori i Kulturës në Bashkinë e Elbasanit, dhe një mësuese në një shkollë private.

Me rastin e sotëm shkon në 21 numri i mësuesve aktiv vetëm në Elbasan. Lajm i mirë është fakti se 8 nxënësit e tamponuar të një gjimnazi në Elbasan kanë dalë të gjithë negativ. Pritet që klasa e mbyllur të rihapet ditën e hënë.