Wednesday , November 25 2020
Foto arkiva

Digjet në orët e para të mëngjesit automjeti në Elbasan

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Automjeti, tip “Audi” njoftohet se është në pronësi të Xh.Ç., dhe kur është përfshirë nga flakët ishte i parkuar pranë banesës së tij. Incidenti ka ndodhur në lagjen “Haxhias”, ndërsa makina është djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. s.b/abcnews