Sunday , November 29 2020

Shtohen rastet në Elbasan. Ja sa raste të reja me COVID-19 të konfirmuara nga ISHP Elbasan

Në Elbasan ditë e sotme janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus.Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme raportoi 8 persona të infektuar me COVID-19. Ndërsa bëri me dije se nga 1405 testime pozitiv kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë. Po ashtu sipas Ministrisë që prej fillimit të epidemisë, në vend janë shëruar 10395 pacientë.

Kujtojmë që 21-vjeçari nga Elbasani Ledian Ceka humbi jetën nga COVID-19, duke u bërë vΙktΙma me moshën më të re nga virusi.21-vjeçari i infektuar me koronavirus, vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese dhe kurohej në shtëpi.

Ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Ceka u shtrua menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe humbi betejën me koronavirusin.