Monday , November 30 2020

Do habiteni sa shumë ka ndryshuar lideri i historik i PS-së Fatos Nano, me thinja dhe….

Ish-ministri Lefter Koka është takuar me ish-kryeministrin Fatos Nano, për të cilin thotë se e takon me mall dhe e cilëson si një mik me vlera dhe të mençur. Sipas tij, e majta shqiptare është sot kjo forcë prog resiste falë Nanos, ndërsa shton se mbështetja e tij do e ndihmojë PS-në për të vazhduar në rrugën drejt Europës.

Në foton që ka publikuar Lefter Koka, shihet ish-kryeministri Nano i thinjur dhe mbipeshë, por i kombinuar më së miri në veshje.

“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.

E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik”, shkruan Lefter Koka.