Thursday , December 3 2020

Shtëllunga tymi në Elbasan, digjet plotësisht servisi dhe dy makina (Foto)

Ato janë shtëllungat e tymit të servisit dhe pikës së pjesëve të këmbimit për makina, që janë përshirë nga flakët. Servisi vijon të digjet momentalisht. Shkaqet e zjarrit në servis nuk dihen ende. Paraprakisht bëhet me dije se në garazhin e servisit kanë qenë dhe dy automjete, të cilat janë djegur gjithashtu. Biznesi ndodhet në rrugën Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik.

Aktualisht në vendngjarje janë tre makina të zjarrfikëses dhe po punojnë për të vënë nën kontroll e më pas për të shuar flakët./noa.al