Thursday , December 3 2020

Behar Mera përlotet Live, çfarë ndodhi me aktorin që si mbajti dot lotët?

Aktori i humorit Behar Mera është përlotur pasditen e sotme, pasi ka parë një video-mesazh nga dy persona, të cilët ai i quan mjaft të shtrenjtë, nipërit e tij. I ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E diell”, gazetari Ervin Kurti i tregoi aktori një video-mesazh nga nipërit e tij, që i shprehnin dashurinë.

“Kam përgatitur diçka të vogël, në bashkëpunim me Ivën…”- i thotë gazetari dhe i jep tabletin aktorit që të shikojë videon.

Në video, të dy nipërit, dëgjohet të zihen me njëri-tjetrin.

“Është gjyshi i Amarti, jo është i Turit,”- thonë të vegjlit, me dëshirën e madhe për ta pasur secili gjyshin vetëm për vete.

“Zemrat e mia, shpirtrat e mi,”- thotë Behari mes emocionesh.