Thursday , December 3 2020

Koronavirusi në Elbasan dhe Peqin, pas kopshteve, mbyllet edhe Materniteti.

Një infermiere e maternitetit të Peqinit ka rezultuar pozitive me Covid-19, e për pasojë, janë futur në karantinë edhe 2 infermierë të tjerë që kanë pasur kontakt me të. Ndërkohë, pritet të merret tamponi për të gjithë stafin ndërsa mësohet se materniteti do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e përgjigjeve.

Disa ditë më parë është raportuar se janë mbyllur edhe kopshte. Kështu, Kopshti numër 8 në Elbasan është mbyllur pasi 8 persona, edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me covid.

Dy edukatore rezultuan të prekura disa ditë më parë dhe tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera. Ndërsa Bashkia e Elbasanit mori masa për mbylljen e kopshtit dhe dezinfektimin e ambienteve. Dy ditë më parë, një kopsht publik në Peqin u mbyll pasi rezultoi pozitive me Covid njëra prej edukatoreve.