Sunday , November 29 2020

Aktori i njohur Xhevahir Zeneli tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga gruaja

Pasi mungoi në skenë për shumë kohë, aktori i njohur Xhevahir Zeneli iu rikthye spektaklit të humorit “AlPazar”. Zeneli jetoi për disa kohë në Amerikë, atje ku familja e tij vazhdon të jetojë aktualisht. Duket se ka qenë pikërisht profesioni i tij që e ndau nga famlija…I ftuar te “Rudina” aktori foli edhe për jetën private.

Aktori tregoi se ishin fëmijët e tij ata që kërkuan që babi i tyre ti rikthehej aktrimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka zgjedhur të qëndrojë në Amerikë me djemtë e tyre.

“Unë kam dy djem të mrekullueshëm, Sardin dhe Anxhin. Ata kur u shkolluan të dy më dhanë leje të kthehesha sërish në profesionin tim. Ime shoqe nuk donte, donte të ndiqte jetën e atyre dhe bëmë këtë zgjidhje. Djemtë janë 28 dhe 26 vjeç”, tha Zeneli.