Wednesday , December 2 2020

Ndërron jetë nga Covid-19 mamia 50-vjeçare, punoi për 30 vite në Spitalin e Elbasanit

Një mami pranë Spitalit të Elbasanit ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmi i trishtë bëhet i ditur nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, i cili thekson se mamia Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë nga virusi i rëndë në moshën 50-vjeçare. Majlinda Ilirjani, 50 vjeçe me profesion mami në qytetin e Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë./news24