Friday , November 27 2020

Shpërthejnë infektimet në Qarkun e Elbasanit, por mungojnë tamponet. Kërkesa që i bëjnë banorëve që shfaqin shenja Covidi

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Peqin pasi janë shtuar rastet me Covid. Faxweb.al ka raportuar cdo ditë për mbylljen e kopshteve dhe institucioneve të tjera për shkak të infektimeve nga koronavirusi. Burime bëjnë me dije se infektime masive ka edhe në ndërmarrjen e Ujësjellësit. Por pavarësisht këtyre rasteve, mungojnë tamponet prej 48 orësh.

 Për këtë arsye, personave me simptoma u është këshilluar nga specialist të Shëndetit Publik që të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, ndonëse nuk e dinë nëse janë pozitivë me Covid apo jo.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Elbasan për mungesën e tamponëve, ndërkohë që bëhet me dije se një situatë e tillë është prezente edhe në Bashkinë Librazhd dhe Prrenjas. Në Peqin, edhe numri i viķtimave nga pandemia mbetet i lartë. (Faxweb.al)