Wednesday , December 2 2020

“5 mijë vende të reja pune dhe paga të larta”, vjen lajmi i shumëpritur

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka shkuar në Bathore, për të vizituar nga afër një fabrikë të re në industrinë e automobilave që pritet të hapet së shpejti. Ky biznes do të krijojë shumë vende të reja pune. Kreu i qeverisë njofton se bëhet fjalë për 2 mijë vende deri në fund të vitit 2021, dhe deri në 5 mijë në vijim.

Punonjësit do të paguhen me një pagë të kënaqshme, por edhe me perspektivë rritjeje të lartë.

Statusi

Bathore, Tiranë – Një tjetër fabrikë e re për industrinë e automobilëve hap së shpejti dyert e saj falë investimit të kompanisë japoneze Sumitomo, një prej gjigandëve aziatikë të kësaj industrie

Jo vetëm vende të reja pune (afro 2000 të tilla deri në fund të vitit 2021 dhe deri ne 5000 në vijim) dhe paga me perspektivë rritjeje të lartë, por edhe një konfirmim i rëndësishëm i potencialit të Shqipërisë, si një vend i duhur për zgjerimin e investimeve në këtë industri me rëndësi të madhe në çdo aspekt.