Wednesday , December 2 2020

Alarm për testimet në Elbasan, në pesë ditë janë kryer vetëm 8 tamponë. Ankohen qytetarët

Zgjerohet skandali i mungesës së tamponëve në vendin tonë. Denoncimi i radhës vjen nga Elbasani. Ne 5 ditë në këtë qark janë kryer vetëm 8 tamponë. 328 banorë të qarkut të Elbasanit, prej 5 ditësh janë duke pritur që t’u merret tamponi. Kjo sepse kanë shfaqur simptoma e Covid-19.  Kjo sepse ka mungesë të theksuar të tamponëve në të gjithë këtë rajon çka ka bërë që ky rajon të jetë në “black out” për sa i përket situatës me Covid-19.

ABC ishte në drejtorinë e rajonale e shëndetit publik në Elbasan për të parë se si kryhen shërbimet në këtë institucion. Nje grua është punonjëse e policisë dhe është e irrituar pasi prej ditësh nuk ka i bëjnë tamponin.

“Unë dyshohem për Covid. T’i infektoj të gjithë ata atje. Kam fol. Mjeku s’më ka thënë gjë, mora letër dhe erdha. “

E frikësuar, jo vetëm për veten, por për fëmijët, ajo i kërkon shefes së shërbimit epidemiologjik informacion se kur do të kryejë analizën pasi shfaqjes së simptomave.

Kjo situatë alarmante është prej disa ditësh në qarkun e Elbasanit

Denoncimet për mungesën e tamponëve janë të shumta. Një tjetër qytetar ka thënë që edhe pse bashkëshortja i ka rezultuar pozitive, autoritetet shteterore, nuk kanë shkuar për ti bërë tamponin.

Ai tha për ABC se është detyruar ta bëjë tamponin në privat.

Edhe në Durrës një ditë më parë, epidemiologu Zija Alhysa foli me shifra konkrete për mungesën e tamponëve ne Durrës. Sipas tij, të mërkurën Durrësi kishte nevojë për 100 tamponë për të dyshuarit me Covid ndërsa në të vërtetë nga Tirana janë dërguar vetëm 23. /abcnews.al/