Friday , November 27 2020

Rikthehen kufizimet, këto janë masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Nisur nga situata e rënduar e koronavirusit në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë publik disa prej masave të propozuara, dhe  që do të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit, tha se mësimi në universitete do të bëhet online, të paktën për një muaj, dhe konviktet nuk do të hapen.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

Ajo shtoi se do të propozohet mbyllja e lokaleve në zonën e ish-bllokut në Tiranë, pas orës 22:00, pasi përbëjnë rreezik potencial.

“Njëkohesisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreeziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Paralajmëroi se në rast përkeqësimi, vendi mund të shkojë edhe drejt rimbylljes në karantinë. /noa.al/