Wednesday , December 2 2020

Sa e thjeshte qenka; Vetëm 10 ditë pas lindjes, Arbana Osmani zbulon “sekretin” për të patur trupin në formë

Arbana Osmani solli në jetë 10 ditë më parë djalin e saj të dytë, Diellin. Moderatorja e njohur ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit, teksa në shtëpi e priste edhe një festë e ëmbël. Vetëm 10 ditë pasi u bë nënë për herë të dytë, duket se Arbana i është rikthyer formave të mira trupore dhe për këtë, ajo ka një sekret.

“Gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm (shumë perime, fibra, pak ëmbëlsira dhe shumë ujë). Të gjitha ëmbëlsirat e gatuara gjatë karantinës i kanë ngrënë kryesisht familjarët e mi. Doktori im shumë i rreptë në lidhje me shtimin e peshës më këshilloi të mos shtoja më shumë se 8-10 kg dhe kam ngrënë shpesh dhe nga pak.Sot, 10 ditë pas lindjes, jam 3 kg më shumë seç isha para shtatzënisë. (tjetër muhabet pastaj që edhe para shtatzënisë isha nja 3 kg më shumë seç duhet të jem normalisht). Para një jave fillova një regjim ushqimor me 1800 cal në ditë që përfshin shumë fibra, proteina, pak karbohidrate pothuajse 0 ëmbëlsira, fruta, perime, asnjë pije me gaz etj. çdo ditë pi minimumi dy nga këto, por ndonjëherë edhe më shumë. Së pari sepse kam shumë etje nga gjidhënia dhe së dyti sepse sipas librave që kam lexuara konsumimi i ujit rrit sasinë e qumështit. Absolutisht asnjë aktivitet fizik përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen time,” është shprehur Arbana.

/Descript.al/