Saturday , December 5 2020

Infektohet me Covid mjekja në Elbasan, karantinohen tre infermiere. Por mungojnë…

Infektohet me koronavirus  një mjeke infeksioniste në spitalin  rajonal ‘ Xhaferr Kongoli” Elbasan. Sipas të dhënave të para mësohet se bashkë me të janë infektuar edhe tre infermiere  të cilave u është rekomanduar  të karantinohen në banesë. Infemrieret nuk kanë bërë tamponin.  Atyre u është thënë të presin pasi nuk ka tampon , ndërkohë që janë shprehur se kanë simptoma të covid-19.

Mësohet se ditën së djeshme në urgjencën e spitalit rajonal Elbasan janë paraqitur  mbi 20 raste që shfaqin simptoma të koronavirusit./boldnews