Wednesday , November 25 2020

Një vit pas divorcit Agnesa Hadërgjonaj uron me fjalë zemre partnerin: U plakshim bashke!

Një vit më parë, vajza e këngëtares Albërije Hadërgjonaj, Agnesa, i dha fund martesës së saj. Ajo u divorcua me ish-bashkëshortin me të cilin ka një vajzë, ndërsa në muajin mars të këtij viti na prezantoi me partnerin e ri.Ai është 27-vjeç dhe quhet Valdrin Seci. Sot, Valdrini feston ditëlindjen ndaj Agnesa nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për partnerin, duke ndarë me ndjekësit momente të shumta ku shfaqen së bashku.

Agnesa shton se momentet e saj më të lumtura janë në krahët e partnerit, ndërsa i uron atij dhe vetes të plaken së bashku. “Momentet më të lumtura janë në krahët e tu. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Mund të qëndroja e humbur në këtë moment për shumë gjatë. Çdo moment që kaloj me ty është një thesar. Të dua më shumë nga ç’mund të përshkruajnë fjalët”- shkruan ndër të tjera Agnesa.