Wednesday , November 25 2020

Imunologu i njohur tregon se si e mposhti COVID 19 pa marrë asnjë ilaç

Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka rrëfyer betejën e tij me Covid-19. Ai tregon se nuk ka marrë medikamente pasi nuk e ka parë të nevojshme. “Nëse do ishim në një kohë tjetër, ku nuk bëhen këto diagnozat molekurale, do thonim se kaluam një grip të zgjatur dhe pak të lodhshëm. Gripet e zakonshme zgjasin një javë ose 8 ditë, kjo zgjat pak më tepër.

Duhet të pranojmë se do jemi sëmurë deri në 15 ditë të paktën. Por pastaj organizmi e rimerr veten dhe nuk lë asnjë pasojë. Nuk mora medikamente, sepse nuk e pash të nevojshme. Sepse e thamë është një sëmundje virale, të cilën sistemi imunitar e lufton vetë, dhe nuk duhet të presim mrekulli nga medikamentet. Por i marr se na duket ndonjëherë sikur qetësohemi, qetësojmë të afërmit edhe mjeku qetësohet se i ka dhënë mjekim të sëmurit.” u shpreh Sulçebe për Neës 24.