Sunday , November 29 2020

Shifra rekord për 24 orë në vend, 9 viķtima dhe 327 raste të reja me Covid. Sa raste në Elbasan?

Nëntori ka filluar me një rekord të infektuarish dhe viktimash nga Covid në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 viktima dhe 327 raste të reja me Covid, janë shënuar në 24 orët e fundit. Betejn  me Covid e kanë humbur 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça. Ndërkohë kujtojmë se në orët e para të mëngjesit një pacient 52-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi (COVID 2) e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Gjithsej gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19″, thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         327

Të shëruar ne 24 orë                                      57

Të shtruar në spitale                                       293

Humbje jete në 24 orë                                  9

Testime ditore                                                  1472

Testime totale              126,692

Raste pozitive                       21,202

Raste të shëruara               11,246

Raste Aktive                            9,438

Humbje jete                            518

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4782

Durrës                  873

Fier                         719

Korçë                    578

Shkodër                533

Lezhë                     437

Elbasan                  414

Vlorë               387

Berat               284

Kukës                      199

Gjirokastër           141

Dibër                 91